LDK ‘bllok’ PDK-së: Jo koalicion me ata që na ngulën thikën pas shpine

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka treguar qëndrimin e partisë së tij për koalicionet pas zgjedhjeve.

Beqiri ka thënë në T7 se pas zgjedhjeve do të diskutojnë për koalicion me të gjitha partitë, por jo edhe me PDK’në e Kadri Veselit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë e vetme në zgjedhje, e më pas do të diskutojmë me secilin subjekt politik për një koalicion të mundshëm, por kjo nuk vlen për PDK’në, për shkak se ky subjekt politik na e ka ngulur thikën pas shpinës, prandaj nuk do ta bëjmë më të njëjtin gabim.”, ka thënë Beqiri.