Mozzik: E gjitha ishte një ëndërr

Reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unikkatili, para pak ditëve mbajti një koncert madhështor në Mitrovicë.

Përveç tij, atë natë performuan edhe disa emra të mëdhenj të skenës tonë muzikore, përfshirë edhe reperin Mozzik.

Ky i fundit performoi në të njëjtën skenë me Unikkatilin, i cili tani ka ndarë një moment tejet të veçantë në rrjetet sociale.