Lajme 

VV i kundrpërgjigjet Thaçit rreth kërkesës për mandatarin të ri të Qeverisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës. Shemsi Syla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë kundër veprimit të Presidentit. Syla ka thënë se i kanë gati nënshkrimet për ta shpërbërë Kuvendin dhe se ata duan zgjedhje sa më parë të jetë e mundur. Këto komente Syla i ka bërë në fillim të konferencës së…

Lexo më shumë
Lajme 

Haradinaj numëron sukseset si kryeministër i Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka numëruar sukseset e tij gjatë periudhës në krye të Qeverisë. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit, taksa prej 100 për-qind ndaj produkteve serbe dhe ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe shërbimin në Ushtri, Haradinaj i ka cilësuar si tre të arriturat më të mëdha. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Lexo më shumë
Lajme 

LDK-ja arrin pajtim: Isa Mustafa, kandidat konsensual për kryetar të partisë

Pas një mbledhjeje treorëshe, LDK-ja ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri në pozitën e të parit, mëson Gazeta Express nga burime brenda mbledhjes së kryesisë. Që nga ora 10:00 e mëngjesit, Isa Mustafa është duke mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express. Mbledhja që u thirr për sot, u tha se ishte vazhdim i diskutimeve për të vendosur lidhur me një kandidat konsensual që do të zgjedhë LDK-ja në Kuvendin Zgjedhor, e që do të mbajë pozitën e të parin për…

Lexo më shumë
Lajme 

SHBA-ja dhe Rusia lënë Traktatin Bërthamor, frikë për garë të re armësh

Një marrëveshje e rëndësishme bërthamore, që eliminoi një klasë të tërë raketash, merr fund të premten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia tërhiqen zyrtarisht nga traktati 31-vjeçar. Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi është nënshkruar në vitin 1988 nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi i Bashkimit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev, dhe i ka ndaluar të dyja palët të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra. Washingtoni ka thënë qysh vitin e kaluar se do të…

Lexo më shumë
Islam Kuriozitete Religjion 

Në 2030-ën, myslimanët do t’i agjërojnë dy Ramazanë brenda një viti

Kalendari hënor funksionon ndryshe nga ai diellor, kështu që nuk duhet të jetë surprizë një lajm i tillë. Këtë javë, përdoruesit e rrjeteve sociale potencuan se në vitin 2030 do kishin dy Ramazanë për t’i agjëruar – një në fillim të janarit dhe të dytin në fund të dhjetorit, njofton ‘Gulf News’, transmeton lajmi.net. Faqja e internetit timeanddate.com, në kalendarin e Arabisë Saudite për vitin 2030, sqaroi se Ramazani ka të ngjarë të nisë në 6 janar, i ndjekur nga Fiter Bajrami më 5 shkurt. Deri në fund të vitit,…

Lexo më shumë
show bizi 

Kjo është lista e artistëve që do performojnë sot në ‘Sunny Hill Festival’

Sot starton ‘Sunny Hill Festival’. Një nga organizimet më të mëdha muzikore që mbahen në Kosovë, ‘Sunny Hill Festival’ starton sot për të mbaruar pas tre ditëve, shkruan lajmi.net. Festivali i cili po mbledh në një skenë artistët më të mirë kombëtar dhe emra të njohur të arenës ndërkombëtare sot bën hapjen ‘eventit’ ku emri kryesorë padyshim është Miley Cyrus. Përveç Miley emra të tjerë të njohur për muzikën shqiptare si Elvana Gjata, Yll Limani, Bojken Lako, Xuxi do jenë performues të natën e sotme. View this post on Instagram…

Lexo më shumë
show bizi 

Kida flet për raportet që ka me Taynën

Kida njihet si një artiste shumë e dashur me kolegët, por marrëdhënia e saj me artisten Tayna ishte në pikëpyetje. Kida është nga artistet më ta dashura dhe të respektuara në estradën shqiptare. Thuajse me gjithë kolegët ajo i ka marrëdhëniet e shkëlqyera, shkruan lajmi.net. Por në media kohët e fundit po qarkullonin zëra se nga artistet e vetme që këngëtarja nuk ka shoqëri të mirë është reperja Tayna, por një gjë të tillë e ka mohuar vet Orhidea në një intervistë. E ftuar në emisionin ‘Pushime On Top’ Kida…

Lexo më shumë
show bizi 

Me këtë imazh Bebe Rexha ia mbyll gojën kritikëve të cilët i thanë se nuk do arrish asgjë në jetë

Bebe Rexha pa asnjë dyshim qëndron në të njëjtën listë me këngëtarët më të mirë në botë. Bebe Rexha me fotografinë e fundit të publikuar në Instagram ka arritur të frymëzoj një numër të madh të fansave, shkruan lajmi.net. Në imazhin e shkrepur gjatë një koncerti të këngëtares nga Dibra, ajo sugjeroi ndjekësit e saj që kurrë mos të heqin dorë nga ëndrrat e tyre pasi me shumë punë gjithçka mund të arrihet. Bebe shkroi: “E çmendur, Kjo është pamje që duket kurrë nuk heqë dorë. Pavarësisht sa njerëz thanë…

Lexo më shumë
Lajme 

Një pacient në Kosovë në gjendje të rëndë nga ethet e minjve, IKSHP tregon masat parandaluese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të pasur kujdes ndaj etheve të minjve. Ata kanë njoftuar se këtë vit, një pacient është në gjendje të rëndë. “Duke pasur parasysh se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell situatën epidemiologjike me ethet e minjve, për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve. Këtë vit, një rast i raportuar nga Klinika Infektive është në gjendje…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial