Komuna e Vushtrrisë me aktivitete të shumta kulturore do të pres mërgimtarët këtë verë

Siç kanë njoftuar zyrtarë nga Komuna e Vushtrrisë, këtë verë, kur tashmë pritet ardhja e shumë mërgimtarëve për pushime në Kosovë, e edhe në Vushtrri, kjo komunë ka bërë një program të pasur me aktivitete të shumta kulturore këto ditë, e që ndryshe quhen edhe “Ditët e Diasporës”

“Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për të nderuar mërgimtarët, ka përgatitur aktivitete të begatshme, të cilat do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, në të cilat do të dëshironim të jeni të pranishëm. ‘Ditët e diasporës’ janë ditët që duam t’i veçojmë për ju, ngase se duam që edhe ju ta ndjeni, se shteti jonë, në veçanti institucionet e shtetit tonë, janë institucionet tuaja, është shteti juaj”, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Fatmire Cecelia.

Ajo po ashtu i ka ftuar mërgimtarët që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve kulturore dhe ta ndjejnë veten që janë pjesë e atdheut të tyre.

“E kemi parasysh që koha juaj është e kufizuar dhe e vlefshme për ta shfrytëzuar në Kosovë, por me nderimin më të lartë, ju ftoj, që të gjeni kohë, të jeni të pranishëm në aktivitetet që i kemi organizuar për ju”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha Cecelia. /Vizioni.info/

Për më shumë lexoni shkrimin e saj në Facebook: