Eris Hyseni, sportist i dalluar

Shkruan: Fazli Muharremi

Fëmijet dhe sporti. Si janë kushtet sot për një sportist në Vushtrri? Në shumicën e rasteve themi “kishte talent edhe arriti”, por nuk e dimë se sa hargjojnë prindërit për fëmijët që të kenë rezlutate në jetë.

Duke pirë kafe aty pari kaloi një djalosh i këndshëm me biçikletë. U ndal na përshendeti, ishte i buzeqeshur, ishte plot elan dhe i disponuar. Kisha kohë që nuk kisha parë fëmijë aq të lumtur, na përshendeti dhe u largua.

Më interesoi të di për këtë fëmijë. Eris Hyseni nxënës i klasës së VII-të në shkollën “Andon Zako Çajupi”. Erisi kishte shkathtësi me bicikletë. Disa orë në ditë shokun më të mirë e kishte biçikleten, me të e kishte gjetur kënaqësinë. Erisi është nxënēs shembullor në mësime, por shembullor është me ngasjen e biçikletës.

Këtë vit është mbajtur gara për nxënësit e klasave të VII-ta në gjithë Kosovën dhe Erisi u shpërblye me vendin e parë. Kjo e arritur e Erisit natyrisht që i ka gëzuar prindërit, por edhe drejtorin e shkollës, të cilët e kanë shpërblyer me mirënjohje për të arriturat. Erisi do të vazhdojë ta ngas biçikletën dhe një ditë mund ta kemi një sportist të medaljeve. Djaloshi ka vullnet, tani është koha e talentëve dhe ne të gjithë duhet t’i përkrahim sportistët. Erisi është një shembull se si duhet të arrihet te suksesi, prandaj Eris të lumtë për sukseset.