Teatri i qytetit të Vushtrrisë shfaqë premierën e komedisë “Burri i gruas sime”

Shkruan: Esat Vatovci

Më 11 korrik në Qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë do të shfaqet premiera e komedisë “Burri i gruas sime” nga teatri i qytetit të Vushtrrië. Pas një pune të mrekullueshme të enjten artdashëseve do t’iu ofrojë një komedi në regji të Qamil Sahitit. Luka rol i interpretuar nga Besart Bunjaku e fillon ngjarjen në këtë komedi ai është një kuzhinier i mrekullueshëm, por çdo herë në shërbim të gruas së tij Eves, në dhomën e tij papritmas hyn Toni, rol i interpretuar nga Bujar Haxhaj dhe interesimi i tij është se Luka a është i martuar me Even, me të kuptuar këtë fakt Toni e lajmëron Lukën se Evën e kanë të dy grua. Por shqetësimi i Lukës është pse nuk e ka ditur që gruaja e tij e ka edhe një burrë. Këtu edhe fillon konflikti i këtyre tre personazheve. \

Regjisori ka arritur ta realizojë një koncept të mirë regjisorial, sepse loja e aktorëve është mbresëlënëse. Ka situata kur aktorët dinë shumë t’i pērshtaten rrethanave dhe duke e ditur përvojën e aktorëve e në këtë komedi veçohet roli i Evës, Blerina Veseli, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm ka bërë një rol që ka ditur të përshtatet në situatat e krijuara. Thyrjet emocionale trasformimet e kanë bërë një aktore të mirë. Roli i Besart Bunjakut është më ndryshe se si jemi mësuar ta shohim, roli i një kuzhinieri që frikën e mban pas vete, sepse gruaja ia ka imponuar frikën dhe kuzhinën. Roli i Bujar Haxhajt është plot konflikte në njërën anë me burrin e guas së tij, e në anen tjetër me gruan, mirëpo gjindëshmëria e tij është si zakonisht sepse ky aktor është i lindur për komedi. Regjisori i shfaqjes Qamil Sahiti ka arritur ta realizojë një shfaqje të mirë, duke i dhënë hapsirë lojës së aktorëve dhe me një koncept të mirë regjisorial. Por, këtë mund ta vërtetoni të enjtën më 11 korrik 2019 nga ora 19:30 ku mund ta përcjellni premieren e komedisë “Burri i gruas sime”. Për shkak se Teatri i Vushtrrisë është duke u rregulluar, premiera do të shfaqet në Qendrën e Kultures “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. /Vizioni.info/