Aksident tragjik, vdes një mërgimtar 20 vjeçar

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Italinë fqinje.

Dy automjete u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune në një rrugë periferike që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Sannicandro në Bari.

Për pasojë humbi jetën një 20-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

Makina e viktimës është përplasur me një tjetër automjet ndërsa ai po shkonte në punë.

Për nxjerrjen e trupit nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka nisur hetimet për aksidentin