Aksident komunikacioni në Vragoli, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, njëra e misionit të EULEX-it.

Si pasojë e këtij aksidenti ka të lënduar dhe dëme materiale, raporton “Epoka e re”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.