U dënua për vrasjen e të birit 11-muajsh, e sulmon brutalisht vëllai i tij në ndërtesën e gjyqit në SHBA (Video, +18)

Një burrë që ishte dënuar për vrasjen e djalit të tij, është goditur brutalisht në fytyrë nga vëllai i tij vetëm pak sekonda pasi i është kumtuar verdikti se plotë 25 vite do t’i kalojë në burg.

Kwin Boes ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar, pasi djali i tij 11-muajsh Parker kishte vdekur nga goditja e fuqishme në kokë, transmeton Telegrafi.

Boes, 23-vjeç, po largohej nga sallata e gjyqit në Evansville të Inidiana, SHBA, kur vëllai i tij vrapoi në drejtim të tij dhe e goditi në fytyrë në prezencë të gardianëve dhe policëve.

Megjithatë është dashur të intervenojnë gardianët dhe policët për t’i ndarë, e ky moment nuk i shpëtoi kameramanëve që ishin në holl të ndërtesës së gjykatës.

Djali i Boes ishte dërguar me urgjentë në spital pa vetëdije dhe përkundër tentimit të mjekëve, nuk kanë arritur ta shpëtojnë nga më e keqja.

E duke tentuar t’i shmanget burgut, Boes kishte deklaruar në polici se foshnja ishte rrëzuar nga shtrati me kokë në dysheme dhe kishte mbetur i vdekur në vend.

Por, pas hetimeve të kryer ka rezultuar të jetë ndryshe, ai kishte goditur foshnjën në kokë, që ishte fatale për vogëlushin.