Peqin, 50-vjeçarja gjendet e pajetë mbi shinat e trenit

Një grua e moshës rreth 50 vjeç është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit. Sipas policisë, 50-vjeçarja me inicialet M.B., është gjetur mbi shinat e trenit, me plagë në trup. Paraprakisht dyshohet se e ndjera mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.