Liqeni i Ohrit shpallet pasuri e UNESCO-s, një vlerë e shtuar për Pogradecin

Liqeni i Ohrit, shpallet pasuri e UNESCO-s Një tjetër Zonë e Mbrojtur shpallet pasuri e UNESCO-s. Liqeni i Ohrit, përfshirë pjesën shqiptare ka sot vëmendjen dhe statusin sit i UNESCO-s.

Në tre vitet e fundit nën ombrellen e UNESCO-s janë vendosur 3 site natyrore, pyjet mbi 100-vjeçare të ahut në Rrajcë, Shalë, së fundi edhe liqeni i Ohrit, fryt i punës disa vjeçare të ekspertëve të mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në plotësim të dosjes dhe kërkesave për të qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore, UNESCO.

Sot, sesioni i 43-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore zhvilluar në Baku, Azerbajzhan, miratoi me unanimitet kërkesën e Shqipërisë për regjistrim të pjesës Shqiptare të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore. Kurorërëzim i një punë të përbashkët ndërinstitucionale disa vjeçare.

Kurorëzohet me sukses përpjekja e përbashkët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ministrsë së Kulturës, Bashkisë Pogradec, për përgatitjen e aplikimit në UNESCO për pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

Veç Liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera në lisën e trashëgimive botërore të mbrojtura nga UNESCO.

Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që mbajnë “pasaportën” e UNESCO-s, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958.

Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jo materiale të botës, midis 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut. Ndërsa “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde”.