Juventus, gati të sakrifikojë Kean për Ikardin?

Juventus është i gatshëm të lërë të lirë talentin Moise Kean, për të afruar në skuadër Mauro Ikardin.

Raportohet se anglezët e Everton janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit italian, që shpërtheu gjysmën e dytë të sezonit.

“Zonja e Vjetër” po shet disa nga sulmuesit për të bërë një vend për Mauro Ikardin. Kujtojmë që Roma ka shfaqur interes për Higuainin dhe Dortmund për Manxukiç.

Ronaldo dhe Ikardi mund të formojnë dyshen e sulmit te bardhezinjtë sezonin e ardhshëm, ku nën drejtimin e Sarrit do të synojnë Ligën e Kampionëve.