Vuçiq cakton një takim ‘historik’ në Minsk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës dyditore në Minsk do të takohet me presidentin e kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, ka bërë të ditur zyra e informimit të tij, transmeton lajmi.net.

Takimi është konfirmuar mbrëmë nga kabineti i presidentit serb. Vuçiq dy herët e fundit ishte takuar me Medvedevin në Moskë më 2014 dhe 2015.

Mediat serbe e kanë përshkruar takimin e tyre si rast “historik”. Vuçuq sot dhe nesër do të qëndrojë në Minsk me ftesë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.

Përveç Lukashenkos, Vuçiq në Minsk do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.