Veseli në Konventën Zgjedhore: Sot është një ditë krenarie për PDK-në dhe shprese për demokracinë në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në Konventën e 9-të Zgjedhore të kësaj partie që po mbahet tha se sot është një ditë e madhe dhe krenarie për PDK-në, ndërsa një ditë shprese për demokracinë e Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

“Zgjedhjet e brendshme në PDK kanë qenë një proces shembullor dhe garës fer. Këto zgjedhje janë leksion demokratik për të gjithë spektrin politik në Kosovë. Është meritë e secilit anëtarë të PDK-së”, tha Veseli.

A i falënderoi të gjithë aktivistët siç e quajti ai të “Dekadës së Re”, duke thënë se të tillët treguan se PDK-ja është partia e parë në Kosovë.