Tensione në LDK, arrestohet një anëtar pasi kërcënoi grupin tjetër

Një anëtar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mati, me inicialet B.A, është arrestuar dje pasdite nga Policia e Kosovës, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas së cilave anëtari i LDK-së, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.

Përndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit. /Koha.net/