Parashikimi i motit për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 31-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.