Ngjarja e rëndë ‘trondit’ Gjermaninë, çmendet shqiptari, vret gruan në një park

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Në shqiptar 55 vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij duke e goditur me thikë në një park të qytezës, Künzell. 

Mediat vendase raportpjnë se gruaja e plagosur u dërgua menjëherë në spital por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur t’i mbijetojë operacionit. 52-vjeçarja u qëlluar me thikë në parkingun e makinave të premten pasdite. 

Ndërkaq, pasi e plagosi në mënyrë makabre kosovari u gjet në makinën e tij pranë gruas së plagosur rëndë. Policia e Osthessen në një deklaratë tha se ai u arrestua pa rezistencë.