Dy aksidente tragjike në Tiranë

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur në 24 orët e fundit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Policia, teksa nuk jep detaje për aksidentet, bën me dije se janë arrestuar edhe dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në këto 2 aksidente.

E.Q., 22 vjeç, banues në Tiranë, si dhe G.B., 41 vjeç, po ashtu banues në Tiranë, janë dy të arrestuarit nga dy aksidentet.

Konkretisht:

Arrestimi i shtetasit E.Q. u bë pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin S.SH. ku si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa shtetasi G.B. duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz” në gjendje të dehur në rrugën e “Dibrës” ka aksidentuar po me pasojë vdekje shtetasin G.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””./tch