Çuditet policia kosovare, gjen bimën e kanabisit para ndërtesës së Qeverisë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme ka gjetur kanabis të mbjellur në një vazo në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë është arrestuar personi i cili kishte çuar vazon e kanabisit para sheshit.

Pas kontrolleve të policisë atij i janë gjetur në banesë edhe një sasi prej 51 copë bimë kanabis të mbjellura.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 copë bimë kanabis”, thuhet nga policia.

Sipas policisë ai është një person me probleme mendore dhe  posedonte edhe kartelën mjeksore.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor”, përfundon raporti policor.