Aktivitete të shumta me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Vushtrrisë

Në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, në Vushtrri, filluan aktivitetet kulturore.

Padyshim, njëri nga kontribuesit më të mëdhenj në shpalljen e mvetësisë së Shqipërisë, ishte patrioti nga Vushtrria, figura e të cilit dita-ditës po vjen duke u shndërruar në emblemë të kulturës së qytetit tonë dhe jo vetëm. Hasan Prishtina përveç kontributit në shtetformimin e Shqipërisë, u bë udhërrëfyes për brezat pas tij, në ngritjen e vetëdijes, kulturës dhe nacionalizmit shqiptar.

Në nderim të figurës së këtij patrioti të madh, sot shpallëm hapjen e manifestimit “Ditët e Hasan Prishtinës”. Aktivitetet që shënuan këtë ditë janë: 1. Ekspozitë me piktura, e piktores Afërdita Merovci. 2. Ekspozitë me fotografi e dokumente për personalitetin e Hasan Prishtinës.

Këto ekspozita janë hapur në Kalanë e Qytetit dhe mbeten të hapura deri më 18 qershor 2019. 3. Turnir në Pingpong, në Bulevardin “Adem Jashari”.

Aktivite do të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim. /Vizioni.info/