Igli Tare sot pritet të japë përgjigje se a do të shkojë te Milani

Sot mund të jetë përgjigja definitive e Igli Tares nëse do të jetë ose jo drejtor sportiv i Milanit, post ky i propozuar nga Maldini.

Megjithatë “Sport Mediaset”, bën të ditur se presidenti i Lazios, Claudio Lolito nuk dëshiron të ta largojë Taren nga skuadra e tij.

Por vetë ish-futbollisti i Kombëtares kuq e zi ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij dhe mbetet ende mister.

Ndërkohë Tare është vlerësuar disa herë si drejtori sportiv më i mirë në Serinë A./ksp