Arrestohet një shtetas gjerman në Kosovë

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë pasi që gjatë kontrollit të njëjtit në rroba i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës.

Sipas Policisë së Kosovës, sasia e gjetur e substancës narkotike ishte e llojit marihuanë në peshë 1.3 gramë. Rasti ka ndodhur dje në mesditë, përkatësisht në orën 12:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit me procedurë të shpejtë është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, rasti në procedurë.