Alfa Romeo prezanton Stelvio Quadrifoglio të veçantë për “Gumball 3000”

Alfa Romeo Design Centre ka përgatitur një model të veçantë, Stelvio Quadrifoglio, i cili do të shfaqet në garën e sivjetme “Gumball 3000”.

Në mesin e shumë hiper-veturave, të cilat gjatë “Gumballa 3000” do të lëvizin në rrugët nga Greqia deri në Spanjë, do të jetë edhe ky Stelvio Quadrifoglio me eksterier që tërheqë vëmendje të veçantë, transmeton Koha.net.

Ky SUV i veçantë i Alfa Romeos vjen me eksterier me disa dekorime me ngjyrë të gjelbër “Lime”, duke përfshirë gjarprin e madh nga logoja e kompanisë, disa dekorime me gjethe, si dhe rrotat 20-inçësh nga alumini me ngjyrë të gjelbër.

Nën kofanon e këtij Stelvio Quadrifoglio, vazhdon të qëndrojë motori 2.9-litër V6 Twin-Turbo me kapacitet prej 510 kuajfuqi, i cili është i kombinuar me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.