Një hotel luksoz në Maldive po kërkojnë punëtor që kujdesën për breshka

Një hotel luksoz në Maldive po punëson praktikantë për të punuar në Qendrën e Shpëtimit të breshkave detare për dy javë gjatë muajit gusht.

Praktikantit i kërkohet të kujdesën për breshkat, t’i postojnë fotografitë e tyre në Instagram dhe të mësojnë nga ekspertë veterinar, transmeton lajmi.net.

Për më tepër, kandidati i kualifikuar do të ketë fluturimet, strehimin dhe të gjitha ushqimet e mbuluara, të cilat do i kushtonin përafro 6,340 dollarë.

Ndërsa puna nuk paguhet, praktikanti jo vetëm që nuk do të ketë kosto, por atyre do iu mundësohet një pushim Maldive në Coco Palm Dhuni Kolhu.

Trajnuesi  gjithashtu do të përfitojë të gjitha përfitimet e bordit, duke shijuar çdo vakt në restorantin Cowrie të Coco Palm, ku mëngjesi, dreka dhe darkë janë të mbuluara gjithashtu.

Përgjegjësitë e praktikantëve përfshijnë ushqimin e breshkave, vëzhgimin e operacioneve dhe procedurave mjekësore, si dhe pjesëmarrjen në misionet e shpëtimit për breshkat në nevojë.

Ju mund të aplikoni në faqen e internetit të Coco Collection më 17 qershor, ndërsa afati është i hapur deri më 31 qershor.