Granit Xhaka: Nuk do ta bëjë më shqiponjën

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, në një intervistë për Blick.ch ka folur rreth simbollit të shqiponjes dykrenare që e pati bërë në ndeshjen me Serbinë, ku Zvicra e pati fituar takimn me rezultat 2-1, me golat e vet Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Edhe Shaqiri bëri një festim të njejtë, çka rrezikuan me një pezullim të gjatë nga FIFA, por në fund shpëtuan vetëm me gjobë.

Mesfushori i Arsenalit dhe sulmuesi i Liverpoolit u gjobiten me nga 10 mijë franga zvicerane secili, por morën edhe një paralajmërim nga organi qeverisës i futbollit botëror se do të ndëshkohen rëndë nëse e përsërisin të njëjtën gjë në të ardhmen.

Që prej atëherë, dyshja nuk është parë duke festuar në këtë mënyrë në asnjë ndeshje dhe Xhaka thotë se nuk do ta përsërisë më.

I pyetur të martën për festimin me shqiponjë ndaj Serbisë, Xhaka tha:

“Ishte një fitore e rëndësishme me një gol në minutën e fundit dhe një ndeshje nga e cila kam mësuar shumë”.

Ai shtoi se kjo nuk do të ndodhë më.

“Një situatë e tillë nuk do të ndodhë më. Në përgjithësi, megjithatë, unë do të reagoj më shpejt në të ardhmen nëse kam nevojë për koment apo për përmirësim”, theksoi Xhaka kur u pyet sesi do të reagonte.