Gianluigi Buffon largohet nga PSG-ja

Portieri italian, Gianluigi Buffon, 41 vjeç, do të largohet nga PSG-ja këtë verë, njoftoi klubi të mërkurën, pas një sezoni të munguar për ish-portierin e “Juventusit” që nuk arriti dot të ndihmojë “Parisin” të vazhdojë rrugën në Ligën e Kampionëve.

“Në përfundim të një reflektimi të gjatë dhe të qetë, PSG-ja dhe Gianluigi Buffon vendosën që të mos rinovojnë kontratën për portierin legjendar, që skadon më 30 qershor”, njoftoi klubi parizian.

Klubi i “Parisit” këtë sezon kishte alternuar portierët mes Buffon dhe Alphonse Areola, 26 vjeç. /ATSH/