Ja cili është çfarë dënimi që do të marrë modelja e cila doli e zhveshur në fushë (VIDEO)

Kinsey Wolanski është bërë kryetemë e mediave botërore pas ndërprerjes së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

Modelja hyri në fushën e stadiumit “Wanda Metropolitano” vetëm me bikini teksa e reklamonte kompaninë porno të të dashurit të saj, ‘Vitaly Uncensored’.

Ajo ia arriti qëllimit duke bërë kështu një reklamë në vlerë milionëshe, teksa fama e saj u rrit për një natë dhe siguroi miliona ndjekës në Instagram, para se t’ia hakonin profilin.

Pasi hyri në fushë, menjëherë reagoi stafi i sigurimit duke e larguar, ndërsa ajo vazhdonte t’i mbante të informuar fansat se çfarë po ndodhte me të.

Kinsey iu dorëzua policisë spanjolle, ndërsa disa orë më vonë u lirua.

Këtë e konfirmoi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Besohet se modelja ka qëndruar në qelitë e stadiumit dhe se nuk është dërguar në një stacion policie.

Më vonë, Wolanski ka publikuar fotografi me të dashurin e saj, me të cilin është ribashkuar në Madrid duke e vazhduar festën.

Ndërsa nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me akuzat dhe dënimet eventuale që do t’i marrë për veprimin e saj.

Kinsey pritet të dënohet me një gjobë të madhe në para nga UEFA, si edhe padyshim që do t’i ndalohet hyrja në stadiume në të ardhmen.

Gjithashtu para finales, ajo kishte 110 mijë ndjekës në “Instagram”, ndërsa pas rreth 12 orësh, 22-vjeçarja ndiqej nga më shumë se 2.5 milionë persona. Kinsey Wolanksi nuk e shijoi gjatë këtë sukses.

Pak pas mesditës së sotme, llogaria e saj në “Instagram” u hakua.