Shokohet bota e futbollit, ndërron jetë ish ylli i Arsenalit dhe Real Madridit

Ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare ish sulmuesi i Arsenalit, Real Madridit dhe disa skuadrave tjera evropiane, Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti me veturë.

Jose Antonio Reyes, ka ndërruar jetë të shtunën pas një aksidenti me veturë në vendin e tij.

Futbollisti 35 vjeçar, që këtë vit ishte pjesë e Extremadura, ka humbur jetën të shtunën në mëngjes pas një aksidenti në Sevilla.

Reyes ka qenë futbollisti më i ri që ka bërë debutimin me Sevillan, kur u paraqit në moshën 16 vjeaçre.

Në vitin 2003 i ishte bashkuar Arsenalit, ndërsa më vonë ishte pjesë edhe e Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ai gjithashtu është paraqitur edhe për Kombëtaren e Spanjës, për të cilët regjistroi 21 paraqitje.