“Ruajuni nga hajnat”, shenjë e re në Sarajevë

Në rrugën “Sarači” në Sarajevë është shenja me të cilën turistë dhe vizitorë ftohen të kenë kujdes nga hajnat dhe xhepashët, transmeton Koha.net.

Policia e Sarajevës ka vendosur që me veprimin preventiv të ndikojë ambient sa më të sigurt e të përshtatshëm për qëndrimin e turistëve, por edhe të qytetarëve të Sarajevës, prandaj në rrugën “Sarači” është vëmë shenja me të cilën turistë ftohen të kenë kujdes nga hajnat dhe xhepashët, përcjell klix.ba.

Sarajevasit në kohë të fundit po ankohen për shtimin e aktiviteteve të xhepashëve të cilët shfrytëzojnë çdo rast e moment të moskujdesit për të vjedhur.

Në shkurt MPB e kantonit të Sarajevës kishte publikuar “udhëzimin për turistët”, duke tërhequr vëmendjen për numrin madh të xhepashëve nëpër rrugët e Sarajevës.

“Nëpër automjete mos lini gjëra të vlefshme në vendet që vërehen”, “bëni kujdes ndaj personave që kërkojnë lëmoshë, sepse ata shpesh janë kryes të veprave penale” dhe “xhepashët vjedhin nëpër rrugë, nëpër tregje dhe në transportin publik”, janë disa nga porositë e policisë.

Duket se gjithë kjo nuk ka mjaftuar, ndaj në rrugën që është shumë atraktive për turistët, është vënë shenja me të cilën kërkohet kujdes të shtuar i vizitorëve.