Rizespor i cakton çmimin Vedat Muriqit

Rizespor i ka caktuar çmimin sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës ka pasur sezonin më të mirë në karrierën e tij, duke arritur të shënojë 17 gola në Superligën e Turqisë.

Paraqitjet e mira të tij kanë ngjallë interesim të madh nga Fenerbahce dhe Galatasaray, që dëshirojnë 25 vjeçarin në radhët e tyre.

Por, për të siguruar shërbimet e Muriqit, secila skuadër që e dëshiron atë, duhet t’i paguajë Rizesporit deri në shtatë milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar Ali Naci Kucuk, gazetar i gazetës së madhe turke, Hurriyet.

Vedat Muriqi në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Lirisë së Prizrenit, Besës së Kavajës dhe Gencerbrilgi.