“Për ngjarjet në veri të Kosovës, Serbia do të kërkojë debat në KS të OKB-së”

Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do të mbahet më 10 qershor, Serbia do të kërkojë që të debatohet për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës, transmeton Koha.net.

Siç përcjell gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, në këtë mbledhje do të flitet edhe rreth deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë tha se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Gjithnjë sipas kësaj gazete, Beogradi gjatë ditëve të ardhshme do të shqyrtojë hapat dhe kundërmasa që mund të ndërmerren ndaj Kosovës në mesin e të cilave mund të jetë ndalimi i zbatimit i të gjitha marrëveshjeve Serbi- Kosovë.