Dua Lipa ‘mposht’ Rita Orën, shënon një sukses të ri në karrierë

Dua Lipa ka shënuar një sukses të ri në karrierë.

Dua Lipa është bërë artistja me albumin më të dëgjuar në Britani, duke lënë pas emra të njohur të industrisë së muzikës.

Këngëtarja shqiptare ka kaluar edhe Adelen, e cila njihet si artiste që pothuajse çdo herë qëndron e para në këtë listë.

Por, jo vetëm kaq, Dua Lipa ka lënë pas edhe Rita Orën, e cila me albumin “Phoenix” është renditur e pesta në këtë listë.

Ajo ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shkruan “shumë mirë”, ndërsa ka mbuluar emrin e Duas, që gjendej e para në tabelë.