Behar Maliqi e vendos të ardhmen

Klubi i Llapit po vazhdon bashkëpunimin me futbollistët që ishin pesha kryesore e skuadrës, kësisoj rrugën e besnikërisë dhe vazhdimin e kontratës edhe për 1 vit e ka bërë edhe mesfushori defanziv, Behar Maliqi, raporton Zëri.info.

Behar Maliqi në edicionin që e përmbyllëm ka pasur 28 paraqitje (të gjitha titullar) me Llapin, ka realizuar 4 gola dhe ka asistuar 1 herë, njofton faqja e Llapit.

Maliqi konsiderohet një ndër lojtarët më cilësor në futbollin e Kosovës.

Maliqi para se t’i bashkohej Llapit ka qenë pjesë e Feronikelit. /Zëri.info/