Pacolli takohet me shefen e UNDP-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim shefen në largim të UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Gjatë takimit është biseduar për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Ministri Pacolli, e ka falënderuar Roccasalvon për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në çështje të ndryshme përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.