Kosova nuk do t’ia lejojë kurrë hyrjen kryeministres serbe, Ana Bërnabiq

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nuk do t’ia lejoj asnjëherë hyrjen në Kosovë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Kështu ka thënë, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, përcjell lajmi.net.

Zyberaj në një status në Facebook ka shkruar se MPJ në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq kurrë nuk do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhehequr nga zevendeskryeministri Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres së Serbisë Ana Brnabic kurrë nuk do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të sajs raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës.

Ajo nuk ka qenë në gjendje dhe s’ka pasur vullnet të merret me të kaluarën e Serbisë dhe krimet e luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Ajo përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas Luftës së Dytë Botërore.