Momenti kur Njësia Speciale blindon Zubin Potokun: Arreston komandantin e Policisë

Njësia Speciale e Kosovës ka kryer një aksion të madh në Veri të Mitrovicës, atje janë arrestuar mbi 30 persona ku në mesin e tyre ka pasur edhe policë, transmeton Gazeta Metro.


Metro ka siguruar një video kur në Zubin Potok arrestohet komandanti i Policisë nga Njësia Speciale e Kosovës.

Përpos këtij arrestimi, arrestime të tjera ka pasur në tërë veriun.

Theksojmë se në Zubçë të Zubin Potokut ka pasur shkëmbime me armë zjarri mes Policisë dhe serbëve.