SINKON njofton se ka pezulluar grevën e paralajmëruar për 27 dhe 28 maj

Përmes një komunikatë për media, Shoqata e Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës, ka njoftuar se ka pezulluar grevën e paralajmëruar për datat 27 dhe 28 maj.

“Pas takimit me Ministrin Lekaj ku Këshilli Grevist i shfaqi pakënaqësitë rreth mos përmbushjeve të obligimeve sipas afateve qe burojnë nga MoU(Memorandum Mirëkuptimi), sqarimit rreth procesit dhe mungeses se informimit për SINKON si dhe ri konfirmimit nga ana e tij, se ju qëndron dhe do t’i respektojë në përgjithësi të gjitha obligimet e marrura, SINKON e pezullon grevën e shpallur për datat 27-28 Maj 2019. Vendimin për pezullimin e grevës së paralajmëruar, SINKON e ndërmorri pas sqarimit të munguar gjer më tani dhe rikonfimimit të zotimit nga ana e Ministrit se do ti përmbushë të gjitha obligimet që burojnë nga MoU e nënshkruar në muajin Shkurt 2019, në mes të Ministrit të MIT dhe SINKON-it. SINKON do ti vështroj nga afër të gjitha veprimet rreth përmbushjes së obligimeve sipas afateve të mbetura e qe burojnë nga MoU e lidhur mes palëve të nënshkruara. SINKON do t’i bëj një vlerësim këtij procesi në fund të muajit shtator për të parë progresin e arritur në implementimin e marrëveshjes, varësisht prej progresit do ti kanalizoj veprimet e saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga SINKON të enjtën. /Vizioni.info/