Savanna Hoti realizon me sukses coverin e këngës “Bëje zot”

Këngëtarja e re dhe me perspektivë, Savana Hoti, së fundi ka realizuar coverin e këngës “Bëje zot”, këngë të cilën e interpreton me një stil unik dhe performancë të jashtëzakonshme, shkruan Vizioni.info.

Savanna është një nga këngëtaret e reja e cila është shumë premtuese, e cila ka te realizuara edhe disa këngë të saja autoriale, e po ashtu edhe bashkëpunime me këngëtarë të njohur, duke përfshirë edhe këngëtarin Duli.

Deri më tani ajo ka realizuar me sukes një numër të madh të cover këngëve , duke shfaqur talentin e saj për këndim.