Pozita gjeologjike e albanideve ne brezin e rrudhosur alpin.

Albanidet (strukturat gjeologjike te truallit shqiptar) bejne pjese ne sistemin e rrudhosjeve alpine, i cili shtrihet nga ngushtica e Gjibraltarit, perfshin sistemet malore qe rrethojne Mesdheun verior, Tauridet ne Azine e Vogel, nga ku vazhdon ne Iran dhe ne Himalajet.

Ne sektorin e Mesdheut brezi alpin shtrihet ndermjet perkuljeve paramalore anesore dhe platformave te moshave te ndryshme. Ky brez perbehet nga disa dege te rrudhosura, basene, gropa ndermalore e perkulje anesore. Albanidet jane pjese perberese e harkut Apenino-Dinarido-Albanido-Helenid, i cili perben degen jugore te brezit te rrudhosur alpin mesdhetar, qe shtrihet nga Alpet ne jug te Austrise, vazhdon ne ish-Jugosllavi, Shqiperi dhe Greqi. Dega veriore e ketij brezi ndiqet nga Kordilieret Betike te Spanjes dhe Pirenejte, Alpet,Karpatet, Ballkanet, Pontidet e Turqise, vijon ne Kaukaz deri ne Iran. Keto dy dege kufizohen me platformat fqinje. Segmenti Dinaro-Albanido-Helenid, shtrihet nga Alpet ne jug te Austrise, vazhdon ne Dinaridet, Shqiperi dhe Greqi. Ky segment dallohet per larmi litologjike dhe strukturore, qe ka sjelle diferencimin e njesive tektonike te brendshme dhe te jashtme.

Me Albanidet takohen te dyja keto njesi tektonike te segmentit ne fjale dhe ka zhvillim intensiv magmatizmi ofiolitik. Ne baze te kritereve tektogjenike, strukturore, formacionale, ne Albanidet e brendshme dallohen: zona e Korabit, Gashit, Mirdites dhe ultesirat ndermalore(gropat e brendshme), ndersa ne Albanidet e jashtme: zona e Alpeve Shqiptare, Krasta Cukalit, Krujes, Jonike, Sazanit dhe nje njesi tjeter tektonike e rendit me te ulet, qe eshte Ultesira Paramalore ose Pranadriatike.