Lady Gaga do të këndojë në koncertin e ëndrrave në Teatrin Apollo

Lady Gaga do ta përmbushë një nga ëndrrat e saj muajin e ardhshëm, kur do të këndojë në teatrin legjendar të Harlemit, Apollo.

Këngëtarja e “Poker Face” do të dalë në skenë në vendin e famshëm si pjesë e një koncerti të SiriusXM, i cili u paralajmërua të mërkurën.

Ky do të jetë koncerti i saj i parë në qytetin e lindjes New York pothuajse pas dy vitesh, shkruan KOHA Ditore.

“Këndimi në Apollo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, tha ajo në një njoftim për shtyp. “E falënderoj SiriusXM dhe Pandora që më ftuan. Jam e ngazëllyer që fansat e mi do ta shohin një koncert të veçantë në këtë mjedis ikonik”.

Koncerti do të transmetohet tërësisht në kanalet e përzgjedhura SiriusXM, si dhe Pandora NOW, më 24 qershor.