Unitedi ka gati 120 milionë euro për Joao Felixin

Raportohet se Manchester Unitedi ka nisur bisedimet me kampionin portugez, Benfican për transferimin Joao Felixit.

Klubet më të mëdha evropiane janë mahnitur nga cilësitë e Joao Felixit, që është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e futbollistëve, transmeton KP.

Benfica kërkon hiç më pak se 120 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin që të largohet dhe kjo shifër duket se nuk është problem që të paguhet nga Unitedi, që synon ta ripërtërijë ekipin duke nisur nga një talent siç është Felix.

Fillimisht “Djajtë e Kuq”, do të largojnë disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e Ole Gunnar Solskajerit, e më pas me ato para do të investojnë në blerje të mëdha.