Pendarovski nënshkruan ligjet e refuzuara nga Ivanovi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka nënshkruar të premten dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk janë firmosur nga ish-presidenti George Ivanov.

Nga kabineti presidencial kanë njoftuar se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për regjistrin qendror për të shpërngulurit, për mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e kodit zgjedhor dhe ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin emrin e ri të shtetit ishin refuzuar nga ish-presidenti.

Në komunikatë e dërguar nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut  është thënë se “presidenti Pendarovski vlerëson që këto ligje dhe zbatimi i tyre janë në interes vital për qytetarët e vendit”. /AlsatM/