Moti sot në Kosove

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave me presion labil atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Për sot, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-20 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.