Meta: Kosova e ka merituar heqjen e vizave me BE-në

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar të martën zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, ku kanë folur për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës.

Meta ka thënë se Kosova meriton liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

“Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret. Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, përcjellë Telegrafi.