Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa takohet me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka njoftuar përmes një komunikate për media, Zyra për Informim e LDK-së.

“Temë diskutimi ishte situata aktuale politike në Kosovë.

Kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

znj. Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas komunikatës, i pranishëm në takim ishte edhe Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së. /Vizioni.info/