Eurovizion 2019, del kartolina e Shqipërisë (Video)

Në kulmin e emocioneve të Finales së Madhe të Eurovizion 2019, organizatorët kanë sjellë kartolinat prezantuese për përfaqësuesit e çdo shteti konkurrues në këtë edicion.

Kartolina e Shqipërisë ishte befasuese. Ajo prezanton Jonidën në Parkun Kombëtar të Banias në Izrael. Si në përrallë, teksa shikon këtë kartolinë prezantuese të Jonidës, fjala që e shoqëron është “ L’amour” “Dashuri”.
Me këngën e saj “Ktheju Tokës” tashmë shumë të vlerësuar, Maliqi do të performojë e dyta në rradhë. Ajo do të mbajë kodin 02, për t’u votuar në fund nga publiku.

Edhe kjo natë finale, do të sillet ekskluzivisht për publikun shqiptar nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar. Në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Tel Aviv do të mund të shikoni shfaqen në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, në Radio Tirana, ne livestream në rtsh.al si dhe në aplikacionin mobile RTSH TANI, për ata që nuk kanë mundësi të jenë përballë ekranit të televizorit.