LDK në Vushtrri pezullon për kohë të pacaktuar procesin e brendshëm zgjedhor

Ndonëse ishte paralajmëruar të fillonte këtë javë procesi zgjedhor brenda Degës së LDK-së në Vushtrri, kjo gjë nuk u arrit, për shkak të mospajtimeve dhe akuzave për ndërhyrje në proces me njerëz nga jashtë strukturave të LDK-së, si dhe për ushtrimin e ndikimit në procesin zgjedhor.


Siç merret vesh,Dega e LDK-së në Vushtrri ka shtyrë për kohë të pacaktuar procesin zgjedhor, në mbledhjen e mbajtur të dielën.


Sipas disa zyrtarëve të Degës së LDK-së në Vushtrri, ka pasur akuza drejtuar kryetarit të Komunës, Xhafer Tahirit, sipas tyre ka provuar të ndërhyjë në proces.


Ndërkaq, mësohet se ditën e shtunë, është anuluar kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Smrekonicë, ku kryetari i kësaj nëndege ka akuzuar Xhafer Tahirin se ka dërguar njerëz të PDK-së që të votojnë njerëz të caktuar gjatë kuvendit. /Vizioni.info/