Në Peru gjendet një specie e veçantë që habiti shkencëtarët

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një specie balene, që daton 42 milionë vjet më parë në bregun e Perusë. Kjo balenë e veçantë kishte një veçori të habitshme: kishte katër këmbë dhe ecte në tokë.

Zbulimi i kësaj specieje të re të quajtur “Peregocetus Pacificus”, jep të dhëna të reja për evolucionin e këtyre gjitarëve ujorë. Dëshmitë e fosilit kanë vërtetuar se delfinët dhe balenat moderne derivojnë nga kafshët e vogla me katër këmbë, thundrakë që kanë jetuar në Azinë jugore gjatë Eocenit, rreth 50 milionë vjet më parë.

Komuniteti shkencor kishte parë më parë se këto kafshë kishin ardhur në Amerikën e Veriut 41.2 milionë vjet më parë. Ajo që e bën këtë zbulim të fundit kaq të rëndësishëm është se kjo balenë me 4 këmbë është 42.6 milion vjeç, transmeton TCH.

Për më tepër, ky zbulim, i botuar në revistën “Current Biology”, e bën të qartë se këto balena të lashta kanë jetuar fillimisht në Amerikën e Jugut dhe jo në Amerikën e Veriut.

Emri latin i specieve tregon se ajo ishte një “balenë udhëtuese që arriti në Paqësor”. Peregocetus ishte në gjendje të lëvizte si në tokë dhe në mjediset detare. Ndryshe nga kafshët e tjera të ngjashme, megjithatë, kjo balenë e veçantë ishte rreth 4 metra e gjatë.