Marrëveshja për zëvendësim të orëve drejt dështimit

Mbi 95 për qind të shkollave në Kosovë nuk janë duke e respektuar marrëveshjen e arritur javë më parë mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe drejtorive komunale për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Dy javë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, vetëm një numër i vogël i shkollave i kanë zëvendësuar orët të shtunave. Pjesa më e madhe po i binden vendimit që e ka nxjerrë Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)sipas të cilit nuk zëvendësohen orët, shkruan sot “Koha Ditore”.

SBASHK-u e ka vënë një kusht që nëse në Ligjin për paga ngritën koeficientet e mësimdhënësve fillorë, psikologëve, pedagogëve dhe sekretarëve të shkollave, në fund të vitit shkollor do të zëvendësohet vetëm një javë mësim.

Më 15 prill, ministri Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit, Besim Avdimetaj, pas takimit të mbajtur në MASHT ishin zotuar se të gjitha orët e humbura do të zëvendësohen.