Deklaratë e përbashkët e tre kandidatëve për kryetar të degës së PDK-së në Vushtrri!

Deklaratë e përbashkët e tre kandidatëve për kryetar të degës së PDK-së në Vushtrri!

Duke pasur parasysh se mbajtja e konventës zgjedhore së degës së PDK-së në Vushtrri po afrohet, dëshirojmë të falenderojmë gjithë anëtarësinë për pjesëmarrje në proces. Falenderojmë edhe ish drejtuesit e mëparshëm të nëndegëve dhe strukturave tjera për kontributin e dhënë në organizimet e tyre të deritanishme. 
Konsiderojmë që dega e PDK-së është shtëpi e madhe në të cilën vend duhet të ketë secili nga ju që kontribuat për ngritjen e saj në secilën periudhë kohore.
Ne tre kandidatët për kryetar të degës zotohemi që do të punojmë për konsolidimin, forcimin dhe rritjen e degës së PDK-së në atë mënyrë që ajo të del fituese në çdo proces zgjedhor lokal a nacional në komunën tonë, duke lënë në plan të dytë garën e brendshme zgjedhore. 
Dëshirojmë që procesi zgjedhor së pakut në konventën e degës të kalojë tërësisht në frymën demokratike e transparente. 
Kërkojmë që ditët e mbetura për lobim a fushatë vërtetë të kalojnë në një garim siç i ka hije një dege me vizion të qartë të organizimit të partive në Evropë, dhe pa personifikime e ndikime nga brenda ose nga jashtë strukturave të anëtarësisë së PDK-së në Vushtrri në cilëndo formë të mundshme, përfshirë joshjen apo benificionet tjera. Le të jetë vullnet i lirë e demokratik.
Konsiderojmë se kjo konventë zgjedhore ka efektin pozitiv vetëm nëse në një proces tërësisht demokratik nxjerr një strukturë e cila garanton stabilitet dhe rritje të elektoratit në tê tashmen e politikës. Imponimet apo vullnetet jo të lira nga kushdo qoftë e pengojnë këtë perspektivë.
Urojmë që të ndodhë kështu!
Kandidatët:
Bekim Maloku
Qerim Selimi
Ferit Idrizi
Vushtrri 26 prill 2019!